Dy dëshmitarët e drejtësisë, Elvis Kaça dhe Klodian Selimi, janë tërhequr nga bashkëpunimi dhe kanë skenarin e rrëfyer prej tyre për Lazaratin se si 11 të rinj, më i vogli i tyre 16 vjeç, u organizuan kundër policisë duke vrarë efektivin Ibrahim Basha.
Dalja nga bashkëpunimi u konfirmua gjatë gjykimit që ka nisur nga fillimi, edhe pse prokuroria kërkoi tre burgime të përjetshme dhe 117 vjet heqje lirie në total.
Të dy dëshmitarët kanë pohuar se i kishin dhënë dëshmitë nga dhuna duke treguar edhe emrat e shokëve. Por megjithë këtë fakt, 10 nga të pandehurit insistuan sërish gjykimin e shkurtuar.
I vetmi që këmbëngul në gjykim të zakonshëm është Elvis Boçia, i cili pretendon se nuk ka qenë në vendngjarje, pasi siç thotë, në çastet kur u organizua sulmi i armatosur ndaj policisë, ai ndodhej në banesë duke dëgjuar këngët e Stresit.
Elvis Boçia ishte shkaku i kthimit të gjykimit atëherë kur dosja ishte pak hapa larg dhënies së drejtësisë. Avokati fillimisht kërkoi të thirrej për të dëshmuar gjithë fshati e më pas e ngushtoi rrethin e dëshmitarëve ndërsa kërkoi gjithashtu të shfaqeshin pamjet e një kamere sigurie ku dallohen 5 persona të armatosur.
“Ka të dhëna se është një person tjetër, se ai nuk ka qenë aty. Kjo është detyrë e prokurorisë dhe policisë për ta hetuar”, ka deklaruar avokati Ilir Murati.
Në seancën e ardhshme do të dëgjohen 7 dëshmitarë, që të gjithë efektivë policie që ishin në vendngjarje kur u vra Ibrahim Basha, si edhe të tjerë që kishin përpiluar planin e patrullimit në fshatin Lazarat, raporton TCH.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron