Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për mediat dha detaje për takimin e djeshëm në Bruskel. Kreu i qeverise tha se Shqipëria si asnjëherë më parë po trajtohet e barabartë mes të barabartëve.
“Shqipëria është si asnjëherë më parë e barabartë mes të barabartëve, e dëgjuar dhe e respektuar njësoj si vendet e tjera dhe mbi të gjitha me dinjitetin e plotë të një shteti, I cili nuk pranon të trajtohen asnjë fije ndryshe nga çdokush tjetër”, tha ai.
Ai foli edhe për marrëveshjen për emigrantët dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e pa pezulluar përkohësisht atë. Rama tha se kjo është një çështje dhe e drejtë e gjykatës dhe nuk pranoi ta komentonte.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e sanksionuar në kushtetutë. Është detyra automatike e Gjykatës Kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare para ratifikimit të saj dhe skam çfarë të shtoj kështu dhe nuk shoh asgjë që lidhet me detyrat e mia”, tha Rama./abcnews
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...