Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar një takim me zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli (JFC Naples), Gjenerallejtënant Peter Scott.
Gjatë takimit, u diskutua roli strategjik i kësaj komande në zonën e saj të përgjegjësisë, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.
Gjeneral Kingji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e JFC Napolit në përfshirjen e Korridorit VIII në rishikimin e Planeve Rajonale të Evropës Juglindore, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mobilitetin dhe sigurinë në rajon.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në rritjen e investimeve në infrastrukturën ushtarake dhe logjistike, me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aleatët e NATO-s.
“Prioriteti ynë është qëndrueshmëria dhe siguria në rajon,” u shpreh Gjeneral Kingji, duke vlerësuar gjithashtu rolin e misionit KFOR në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026