Policia e Durrësit ka njoftuar se është gjetur lëndë shpërthyese [eksploziv] në një hotel në qytet.
Sipas A2CNN, hoteli në fjalë është në pronësi të ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se lënda shpërthyese u gjet në një nga vazot e luleve të hotelit që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit