Policia e Beratit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike dhe ka arrestuar një 36-vjeçar.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...