Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave.
Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.
Por si gjithmonë për fermerët problem mbetet çmimi.
Ajo që bie në sy janë plantacionet e mëdha më gështenja sapo ngjitesh në këtë zonë. Një pjesë e madhe e tyre janë pemë qindra vjeçare, ndërsa tashmë që tregu është thuajse i sigurt, banorët kanë nisur të mbjellin fidanë të rinj.
Gështenjat e Labinotit Mal po gjejnë përdorim të gjerë në Itali e cila i përdor në pastiçeri dhe kryesisht në prodhimin e çokollatave. Përveç vështirësisë që ky produkt ka për sa i përket vjeljes, ai nuk kërkon kujdes të veçantë dhe për fermerët e kësaj zone siguron të ardhura të kënaqshme./TCH
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët