Tirana ofron një sërë mundësish ku banorët e saj, por jo vetëm, munden t’i shfrytëzojnë për të kaluar kohën e lirë dhe kryesisht gjatë fundjavës.
Një ndër këto hapësira është parku i liqenit artificial të Tiranës, sidomos në stinën e pranverës ku mundësitë janë edhe më të mëdha shkruan Top Channel
E diela e kësaj fundjave, e gjeti parkun të mbushur me familjarë, të moshuar e të rinj, të cilët kohën e tyre të lirë vendosën ta kalonin në hapësirën e gjelbër pranë liqenit.
Edhe pse fundjavë, shumë njerëz zgjodhën ta kalonin ditën e tyre duke u marrë me aktivitete sportive në park. Banorët shprehen të kënaqur me hapësira që u janë ofruar për të kaluar kohën e tyre të lirë.
Koha e ngrohtë, favorizoi edhe Sheshin Skëndërbej. Banorët të Tiranës, të qyteteve të tjera por edhe turistë, kishin vendosur që sheshin ta kishin një ndër destinacionet e tyre të ditës.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...