Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave deri mesatare. Reshje shiu në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Era nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Sipas SHMU në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë./abc.al/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...