Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës.
Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.
Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit.
Beleri u zgjodh deputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, teksa po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim në Shqipëri për vjedhje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023./tch
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria