Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se 2 persona janë vendosur në pranga për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, pasi kanë fotografuar votën e tyre ditën e sotme.
Të dy personat janë arrestuar pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’ parashikuar nga neni 327 i Kodit Penal.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bëri me dije se të arrestuarit janë shtetasit, R.L. dhe H.D. të dy banues në kryeqytet.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi R.L., më datë 11.05.2025 dyshohet se gjatë votimit ka fotografuar votën në qendrën e votimit 1820/2 në Shkollën ‘Eqerem Çabej’ dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” neni 327 i Kodit Penal. Me të njëjtën akuzë u arrestua edhe shtetasi H.D”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë./rtsh
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...