Shqipëria rezulton në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve.Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’I cili është mbledhur në Baku të Azerbajxhanit ka publikuar raportin ku vendi ynë kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me 136% krahasuar me periudhën para-pandemike.
Nëse shohim listën Shqipëria ka lënë pas një sërë shtetesh si Greqia apo Portugalia të cilat e kanë tarditë të hershme turizmin.
Ndërkohë që turizmi në Shqipëri po bëhet gjithvjetor.Kjo konfirmohet edhe nga fluksi i turistëve të huaj që vizituan vendin në muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025.
Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend kanë ardhur rreth 12 mijë turistë më shumë ose 5% më tepër,.
Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13 %. Kjo konfirmon se interesi për të vizutuar Shqipërinë ka qenë i lartë kryesisht nga shtete si Italia,Spanja e Portugalia.
Ndërsa me rritje rezultojne edhe shtetasit nga shba ,Azia apo vendet e lindjes.Pritshmeritë e turoperatorëve rezultojnë mjaft optimiste për këtë vit ndërsa pritet që Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë shtetas të huaj. / abcnews.al
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...