Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se shumë persona duan që të dëmtojnë procesin zgjedhor.
I ftuar në emisionin “Log” në Abc News, Meta tha se fleta duhet që të jetë me emra dhe jo me numra pasi nuk ke se si të votosh numrin.
Në fund të fjalës së tij Meta ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë kë të duan, por që kandidatin që do të votojnë ta zgjedhin me integritet.
“Ka përpjekje të mëdha për të dëmtuar procesin. PS gjeti sebep për emrat për votimin preferencial për të përmbysur 5 qershorin. Tani të votosh numra në vend të njerëzve. Unë do i shikoj kush më pëlqen se me numra nuk shkon. E kërkojnë për të vonuar është papërgjegjshmëri dhe na bind edhe një herë qe të hapim sytë për zgjedhjet e 25 prillit të shpëtojnë vendin për 100 vitet që vijnë. Ata e kërkuan për të prishur marrëveshjen. Si të votosh numrin? Unë te kutia e votimit jam i lëkundur, ndërsa kur i shikoj e gjykoj. Mesazhi im është që qytetarët të zgjedhin kë të duan por për listën e Partisë të zgjedhin atë me më shumë integritet,”, tha Meta.
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...