Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë gati 130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani.
Ministrja Belinda Balluku bëri me dije se reformat krijuan besueshmërinë për autoritetet gjermane. Por Gjermania nuk është vendi i vetëm që ka vlerësuar progresin e Shqipërisë.
Aktualisht Shqipëria ka firmosur marrëveshje për me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet e Bashkuara. Ndërkohë janë në proces marrëveshjet me Bosnje Hercegovinën, Spanjën, Turqinë dhe Arabinë Saudite.
Ndërsa Belgjika, Austria, Rumania, Çekia, Sllovenia dhe Polonia e njohin dhe e konvertojnë lejen e drejtimit shqiptar pa marrëveshje. Gjatë harkut kohor 2019-2021, më shumë se 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në vendet ku banojnë falë këtyre marrëveshjeve./tch/

Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...