Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

11:26 | 13 Prill 2026
E.G

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, shtëpia tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, raporton Top Channel.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende. Po ashtu po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.

Shpërndaje në rrjete sociale