Një trup i pajetë është gjetur rastësisht në fshatin Daullas të Fierit, nga një prej banorëve të zonës, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Bëhet e ditur se nga ekspertiza e parë të trupit të vdekur, policia raporton se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur plot një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.
Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët.
Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende./Top Channel
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës