Ditët e fundit të vitit kanë sjellë një fluks të shtuar në pikat kufitare të vendit. Më datë 21 dhjetor 2024, Shërbimet e Policisë Kufitare (SPK) në Kakavijë kanë regjistruar një total prej 9667 shtetasish në hyrje-dalje. Nga këta, 7140 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 2527 janë larguar.
Po ashtu, janë regjistruar gjithsej 2898 mjete, nga të cilat 2127 kanë hyrë dhe 711 kanë dalë nga Shqipëria. Ky fluks i lartë tregon një aktivitet të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e cila mbetet një nga pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
/rtsh.al/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...