Nëse keni planifikuar të dërgoni fëmijët jashtë vendit tek të afërmit tuaj për pushime apo në kampe verore, policia kufitare do t’ua ndalojë udhëtimin, edhe nëse janë të pajisur me prokurë të posaçme.
Ashtu si gjatë javëve të fundit edhe këtë të enjte dhjetëra të mitur u përpallën me një surprizë të pakëndshme teksa kryenin procedurat për të hipur në avion.
Ndonëse me prokurë të nënshkruar tek noteri, me pëlqimin e prindërve dhe me biletë vajtje-ardhje, siç e parashikon ligji, atyre u është refuzuar udhëtimi.
Ky urdhër i drejtorisë së përgjithshme të kufirit ka sjellë probleme duke shkaktuar edhe dëm ekonomik për familjet që kishin parashikuar udhëtime jashtë vendit për fëmijët e tyre.
Sipas burimeve ky urdhër lidhet me masat kundër azilkërkimit pasi ka patur raste kur të mitur shqiptarë, të braktisur në vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar azil.
Mirëpo lidhur me këtë udhëzim që po aplikohet për herë të parë këtë vit, policia e shtetit nuk ka bërë asnjë informim publik. Qytetarë të shumtë janë ankuar pranë komisariatit të policisë së Rinasit, por efektivët janë të detyruar të zbatojnë udhëzimin e drejtorisë së përgjithshme të kufirit./tch
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës