Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar një histori interesante rreth rinisë së tij në periudhën e komunizmit, për atë që njihet si radha e qumështit.
Intervista e dhënë disa vite më parë për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan është rikthyer sonte në lidhje me ‘rrënimin ekonomik në komunizëm’, e cila është edhe tema e emisionit këtë të enjte.
Për të shpjeguar në një mënyrë krejt të thjeshtë këtë situatë, Nano rrëfei se në komunizëm, ngrihej në orën 2, një herë në tre ditë dhe aq ‘hile’ sa i lejonte ajo situatë, për shkak të biçikletës vendoste shishe bosh të qumështit në radhë në tre dyqane, duke kuptuar përpara se cilat ishin oraret e furnizimit të lokaleve.
Ai tregoi se ndiqte makinën e furnizimit nga ‘Shkolla e Kuqe’ ku ishte dyqani më i afërt, deri diku tek rruga e Elbasanit, ndërsa arrinte të merrte deri në orën 4 e 30 të mëngjesit, 9 shishe shumështi.
“Ne ishin një familje prej 8-vetash, familja konsumonte rreth 3 litra në ditë”,- tha Nano.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit