Disa fshatra në Tetovë këtë periudhë organizojnë manifestime dhe evenimente me qëllim që të dëshirohet mirëseardhje mërgimtarëve.
Sipas organizatorëve duke u nisur se mërgimtarët kryesisht vijnë në korrik kjo është një lloj mënyre për afrimin e tyre me disa njerëz, sepse gjatë vitit vetëm disa javë qëndrojnë në vendlindje. Kjo vlen për fëmijët që për shkak të jetesës jashtë vendit kanë më pak kontakt me gjuhën amtare dhe me të afërmit.
“Komuna e Zhelinës organizon një festival etnokulturor Sofra fest në të cilin morën pjesë shoqatat kulturore artistike, grupet muzikore, solistët, poetët, komikë stend-ap, informon komuna.
“Nga evenimentet e ekspozitave kulturore për kultivimin e luleve si dhe disa evente sportive në të cilat ishin thirrur pikërisht mërgimtarët që të marrin pjesë. Pati turne në futboll të vogël, motokros, shah dhe ping-pong”, deklaruan nga këshilli organizativ.
Në Sallarevë organizohen evente të ngjashme mini koncerte me etno muzikë, sofra tradicionale, kamping etj./AIM
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...