Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në mbrëmje në kryeqytet ku raportohet se ka gjetur vdekjen në spital një 37-vjeçar i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës nga babai i tij.
Policia e Tiranës njofton se; “Më datë 01 shkurt 2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./euronews.al
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...