Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën të martën në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se i rritur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Anija e marinës italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë mbërriti në portin e Shëngjinit, mëngjesin e së martës.
Ky është grupi më i madh që mbërrin në Shqipëri pas një ndërprerjeje prej dy muajsh.
Emigrantët i janë nënshtruar procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse në Shëngjin, e njëjta praktikë që u ndoq në dy rastet e kaluara.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për trajtimin e emigracionit të paligjshëm është konsideruar një marrëveshje model nga BE, që mund të shërbejë si shembull për të zgjidhur çështjen e emigracionit të paligjshëm, me të cilën përballet unioni 27 anëtarësh./abcnews.al
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...