Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze e ka komentuar vendimin e ish-Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për të emëruar si konsulle nderi të Kosovës në Vlorë bashkëshorten e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi.
Për gazetarin ky është një vendim i pakuptimtë duke shtruar pyetjen se pse ky emërim mund ta nderonte Kosovën në vendin ku është ngritur flamuri i shpalljes së Pavarësisë.
Ndër të tjera Baze shkruan:
“Prej vitit 1991 shkruaj për Kosovën dhe në shtypin e Kosovës. Kam shkruar dy libra për Kosovën dhe qindra artikuj.
I njoh personalisht nga Ibrahim Rugova i ndjerë, tek Bujar Bukoshi, e deri tek Hashim Thaçi e Albin Kurti.
Kurrë nuk më ka shkuar në mendje të jem konsull i Kosovës, apo dhe pasaportë mbajtës i saj, edhe pse e njoh Kosovën e kam ndihmuar atë më mirë dhe më shumë, se Ditmir Bushati.
S’di pse këtij i është mbushur mendja që zonja në fjalë e nderon Kosovën si konsulle nderi në Vlorë aty ku është ngritur flamuri, pasi i njëjti ministër ja kish hequr këtë detyrë burrit të saj si Konsull i Meksikës për këto histori që po dalin.
Kollaj është të bësh sikur lufton krimin në politikë, një muaj pasi të shkarkojnë, ndërsa një muaj më parë firmos këtë letër”, shkruan Baze.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...