Moti i keq, me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore në veri dhe juglindje të vendit, kanë sjellë një sërë problematikash në Shqipëri.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në qarkun e Dibrës, rruga e Arbrit është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Po ashtu, edhe aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit” ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.
Janë bllokuar nga reshjet e dëborës edhe akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, si dhe akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, sipas raportimeve të OSSH, numri total i konsumatorëve të mbetur pa energji elektrike nga defektet TM-TU është 92 abonentë, nga të cilët 27 abonentë janë në zonat urbane, 43 janë abonentë në zonat rurale dhe 22 abonentë në zona rurale të thella./rtsh
r
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...