Shtatë pedagogë në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani” jane arrestuar.
Në burg është lënë edhe sekseri Gazmend Hodaj. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbarkoi të premten në fakultet, aty ku formohen mësuesit e së ardhmes. 7 pedagoget kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë dhe tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.
Pas një hetimi disamujor organi i akuzës ka zbuluar se pedagogët vendosnin nota kaluese kundrejt ryshfetit.
Te arrestuar jane pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shëngjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.
Ndërkohë pedagogët janë pezulluar nga detyra. Për disa orë në ambientet e universitetit ishin prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët sekuestruan dokumentacionin, pamje filmike, dëshmi dhe mjaft prova te tjera./abcnews.al
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...