
A Baltimore Police officer stands behind crime scene tape at the scene of a police-involved shooting following a dispatch for a burglary in progress, reported near S. Chester Street and Bank Street in southeast Baltimore. A suspect was shot, while another was taken into custody as investigators pore through evidence. (Karl Merton Ferron/Baltimore Sun)
Një biznesmen shqiptar ka humbur jetën si rezultat i një atentati në një lokal nate në Glyfada të Athinës. Tre persona të tjerë, një prej të cilëve shqiptar, kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitale të zonës.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04,50 të mëngjesit të së dielës. Dy persona me maska në fytyrë kanë qëndruar para lokalit me emrin “Joy Bar” dhe menjëherë kanë qëlluar kundër viktimës, shtetasit shqiptar me moshë 37 vjeç.
Viktima, që ishte dhe bashkëpronar i lokalit, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital. Personat me maskë kanë shtënë dhe kundër një tjetri shtetas shqiptar, i cili është plagosur.
Si rezultat i rikoshetave janë plagosur dhe dy prej klientëve grekë të barit.
Menjëherë pas kësaj, atentatorët që vlerësohet se janë gjithashtu shtetas shqiptarë, janë larguar, ndërsa klientët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur menjëherë.
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...
Arsenali mposht West Hamin, hap gjigant drejt titullit
Kurti prezanton Krenare Çerkinin, kandidate për deputete nga...