Një 25-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Policia e Shtetit njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin S.C., i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pas një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2023 në qytetin e Kukësit.
S.C. dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5 të Kukësit, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin A.E. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë Kukës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai përballet me akuzat për “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në tentativë, si dhe për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...