Një shpërthim me eksploziv ka tronditur sërish Elbasanin.
Një lokal në qendër të qytetit i është venë lëndë plasëse dhe për pasojë ka shpërthyer duke dëmtuar objektin dhe duke tronditur edhe qytetarët në lagjen Luigj Gurakuqi në të cilin ndodhet lokali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe eksplozivi është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa policia tha se ka vetëm dëme materiale në një njoftim zyrtar.
Lokali është marre me qira nga vëllezërit Krios dhe Mateo Toçi, ky i fundit ish-futbollist. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i vënies së eksplozivit mund të jetë edhe konkurrenca pasi në këtë lagje ndodhen disa lokale dhe është një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët e Elbasanit./tch
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...