Saimir Tahiri numëron orët e fundit si Ministër i Brendshëm. Vizita në zyrë e Albana Osmanit, prezantueses së Top Channel ka qenë në momentin e duhur, pasi atmosfera sa vjen e bëhet më e rëndë për 37 vjeçarin.
Është normale që Tahiri ka nevojë për një fjalë të mirë në momente si këto, kur mbledhjet e kryesisë dhe diskutimet për zëvëndësuesin, vetëm e zvarrisin fundin e detyrës si ministër. Një ngushëllim tjetër mund të konsiderohet përgjigja që Edi Rama i ka dhënë komentuesve në Facebook.
“Nuk e kam shkarkuar po e kam ngarkuar me detyren prioritare te ketyre tre muajve: FITOREN E PS NE 18 QERSHOR NE TIRANE” shkruan Rama që edhe njëherë është përpjekur t’i japë forcë bashkëpuntorit të tij më të mirë, pas Erion Veliajt.

Ceballos drejt largimit nga Real Madridi, destinacioni i ri ...
Vjedhje e rëndë në Fushkosovë , arrestohen tre të dyshuar
Kombëtarja turke mbërrin në SHBA për Kupën e Botës FIFA
Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO ...
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...