Ceballos drejt largimit nga Real Madridi, destinacioni i ri Holanda

08:47 | 3 Qershor 2026
D.H

Historia e Dani Ceballos te Real Madridi po i afrohet fundit. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë jashtë Spanjës, më saktësisht në Eredivisie, ku Ajaxi po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Sipas raportimeve të MARCA-s, klubi holandez tashmë ka nisur negociatat me Real Madridin dhe bisedimet po përparojnë në drejtimin e duhur. Ceballos mund të largohet nga “Los Blancos” për rreth 6 milionë euro, ndërsa marrëveshja thuhet se është shumë pranë finalizimit.

Mesfushori 29-vjeçar e sheh me sy të mirë këtë transferim. Ajaxi, një nga klubet më të mëdha në Holandë, së fundmi emëroi Míchelin, ish-trajnerin e Gironës, në postin e trajnerit dhe dëshiron ta ketë Ceballosin pjesë të projektit të ri.

Spanjolli nuk ka pasur vazhdimësi gjatë këtij sezoni te Real Madridi dhe aventura e tij në “Santiago Bernabéu” duket se mori fund përfundimisht pas mosmarrëveshjes me Álvaro Arbeloan.

Pas një largimi të dështuar drejt Marseille në afatin kalimtar të janarit, këtë herë gjithçka tregon se Ceballos do t’i japë fund qëndrimit të tij te Real Madridi.

Gjatë dy periudhave të ndryshme me klubin madrilen, ai kaloi gjithsej shtatë sezone, por roli i tij në ekip ka qenë shpesh i paqëndrueshëm./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale