Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këto ditë është duke qëndruar në Tiranë.
Ajo sot është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan portali arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama ku ka postuar një foto me të dhe i ka dedikuar disa fjalë të bukura.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju”, ka shkruar Rama.
“Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...