Drita është rikthyer tek fitorja në Superligën e Kosovës, pas triumfit të sotëm ndaj Llapit me rezultat bindës 3-0 në kuadër të xhiros së 30-të.
Ndeshja nisi mirë për gjilanasit kur në minutën e 29-të arritën golin e parë me anë të Besnik Krasniqit, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Teksa vetëm dy minuta pas nisjes së etapës së dyte shënoi Abdoul Dante për ta dyfishuar rezultatin.
Teksa vulën fitores ia dha Veton Tusha i cili shënoi në minutën e 63-të për 3-0.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Drita arkëtoi tri pikë të arta, duke vazhduar ta ruaj diferencën prej pesë pikëve nga Ballkani, kurse Llapi thellon krizën e rezultateve negative dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Pas 30 ndeshjeve, Drita prinë në tabelë me 57 pikë, kurse Llapi është i teti me 33 pikë aq sa ka edhe Ferizaj i nënti.
Xhiron e radhës, kampionia në fuqi e luan ndaj Prishtinës, kurse Llapi përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Prishtinën e Re./Arbresh.info

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...