Fitore me aromë Evrope për Malishevën

17:02 | 26 Prill 2026
D.H

Malisheva ka arritur një fitore të madhe në Klinë tek Dukagjini me rezultat minimal 0:1 në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për një kohë të gjatë, Malisheva arriti tre pikët në Klinë, shkruan Arbresh.info.

Në minutën e 64-t, Diatta Assane u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit të Dukagjinit, Erlis Xhemajlit.

Teksa në minutën e fundit të kohës shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë nga ana e mysafirëve gjeti golin Xhemajl Ibishi i cili i dhuroi këtë fitore të madhe skuadrës së tij.

Tashmë, Malisheva renditet e treta në tabelë, pozitë kjo që të siguron pjesëmarrjen në Evropë me 46 pikë, kurse Dukagjini ka mbetur i gjashti me 38 pikë aq sa ka edhe Drenica e shtata./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale