Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës

16:55 | 26 Prill 2026
D.H

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në Suharekë ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Giovanni shënoi për epërsinë fillestare të suharekasve në minutën e 22-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa në pjesën e dytë, Ferizaj mori iniciativën e ndeshjes, madje edhe shënoi një herë por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj situate, Ballkani u këndell dhe dhjetë minuta para fundit gjeti golin e dytë me Valentin Serebe.

Kurse dy minuta para fundit, Diar Vokrri vulosi fitoren me rezultat 3-0 të Ballkanit.

Falë kësaj fitore Ballkani ka tashmë 52 pikë, pesë më pak se Drita liderë. Kurse Ferizaj mbetet i nënti me 33 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale