Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Policia njofton se një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij të moshës 27 dhe 20 vjeç.
Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të riun Elis Miftari. Ndërsa dy vëllezërit e tij Zenel dhe Alfons Miftari ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./a2cnn
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit