Dëshira për hakmarrje e një 24-vjeçari shqiptar të pushuar nga puna, ka gjunjëzuar një firmë italiane.
Shqiptari me iniciale A.N ishte pushuar nga puna në ndërtim dhe si pasojë ka vendosur të marrë hak, duke vjedhur të gjithë pajisjet e firmës. Mediat italiane shkruajnë se 24- vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një tjetër bashkëpunëtor dhe objektet e vjedhura i kanë futur në një furgon të bardhë, me të cilin janë larguar më pas.
Në mëngjes kur duhet të niste puna magazinat kanë qenë bosh, pronari bëri denoncimin dhe nisën hetimet. A.N u zbulua falë kamerave në ambientet e firmës së ndërtimit.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...