Policia e Shtetit ka publikuar njoftimet për arrestimet ditën e sotme dhe mes tyre ka rënë në sy një arrestim i një 3-vjeçari. Në njoftim thuhet se 3-vjeçari posedonte 8 doza kanabisi sativa.
Në vijimin e njoftimit, thuhet se është arrestuar B.B, 3 vjeç banues në Tiranë, pasi tek kthesa e Kazmës, gjatë kontrollit, në marketin e tij, u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.
Kjo duket qartë se mund të jetë një gafë, por të paktën të verifikojnë çfarë shkruajnë.
Gabime të tilla ndodhin dhe nga shpejtësia, por policia sidomos duhet të tregohet më e kujdesshme dhe e vëmendshme.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...