Dy lëkundje sizmike kanë goditur Durrësin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Lëkundja e parë sizmike është regjistruar në orën 03:07 të mëngjesit.
Lëkundja e parë sizmike ka qenë me magnitudë 3.2 dhe ka rënë në Detin Adriatik. Ky tërmet është ndjerë shumë pasi ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Epiqendra sipas EMSC ka qenë rreth 24 kilometra në veri të Durrësit.
Ndërkohë lëkundja e dytë është regjistruar në orën 03:50 dhe ka qenë më e fortë se e para, me magnitudë 3.5 riter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 kilometra. Ndërkohë epiqendra sipas EMSC, është regjistruar 24 km në veri-perëndim të Durrësit.

Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik