Sot pritet që 2.120 aplikantë t’i nënshtrohen testit për t’u bërë pjesë e Akademisë së Policisë. Në total numri i fituesve do të jetë 500. Kjo është faza e parë, që përfshin aplikantët e qarqeve: Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.
Më pas, në orën 12 të mesditës, do zhvillohet faza e dytë me aplikantëve e qarqeve të tjera. Testimi, do jetë një proces tërësisht i monitoruar, me kamera.