Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash.
Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.
Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.
Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjeç. Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkëpunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe sekuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.
Menjëherë u arrestua edhe 27-vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasi Stavro Memaj 30 vjeç, djali tjetër i Memishës. 30-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke./abcnews.al
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...