Forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, kanë përmbyllur me sukses një operacion të ndërmarrë gjatë së shtunës të koduar me emrin “Drishti”, në fund të të cilit janë arrestuar tre persona si dhe janë sekuestruar drogë e arsenal armësh.
Konkretisht, transmeton shekulli bëhet fjalë për shtetasit Vladimir Papaj, 29 vjeç, Hilmi Uriçi, 31 vjeç dhe Sabri Ara, 55 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër, të cilëve iu sekuestruan 30 kg e 451 gr marijuanë, si dhe katër armë zjarri automatikë, një pistoletë, një jelek antiplumb dhe një sasi municioni luftarak.
Operacioni i shërbimeve të uniformave blu është përmbyllur pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, gjë që çoi në arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve. Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Shkodër për dokumentimin e mëtejshëm dhe ngritjen e akuzës për veprat penale “prodhim e shitje të narkotikëve në bashkëpunim”, “kultivim të bimëve narkotike”, “trafikim të armëve dhe municionit në bashkëpunim” dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.
Ndër të tjera, nën cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe një automjet “Jeep” me targa SH 2707 D blu pa dokumente, një motor me targa SH 259 E, tre telefona celularë “Samsung”, tri kartëmonedha 1000 lekëshe, dy krehra me 111 fishekë, thikë, dorezë metalike, shkop dhe bombola “ASG”.
Italia do të shtojë 15,000 vende në burgje për të lehtësuar ...
Sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit për sot
Çfarë të bëni nëse zgjoheni natën dhe nuk mund të flini përs...
Të ecësh zbathur, si terapi natyrale