Një 57-vjeçar u vra këtë pasdite në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.
Ismet Çekorja ishte objektivi i sulmit me armë zjarri. Ndaj tij autori/ët ende të paidentifikuar qëlluan disa herë duke e lënë të plagosur rëndë.
57-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra, shkruan TCh.
Pak ditë më parë, Çekorja doli në një konferencë për media ku kërkonte nga shteti drejtësi për djalin e tij (Bajram Çekorja) të shpallur në kërkim për plagosje duke thënë se ai është i pafajshëm.
Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes së 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por i njëjti shpëtoi pa marrë asnjë plagë.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...