Gjithmonë e më shumë, diplomacitë anembanë botës zgjedhin platformat sociale për të komunikuar me popullin, e duke mbajtur parasysh të mirat e përdorimit të internetit, qeveritë kanë edhe një mundësi të re t’i arrijnë objektivat e politikës së jashtme përmes promovimit të vendit të tyre.
Shtetet më të vogla gëzojnë të njëjtat mundësi për të përmirësuar imazhin dhe praninë e tyre nëpër botë. E ashtuquajtura “e-Diplomacy” apo edhe “Twiplomacy” shihet si një zgjatim i diplomacisë tradicionale, e jo si zëvendësues i kanaleve të hershme të komunikimit në nivelin e drejtimit të shtetit.
“Twitter”-i konsiderohet sot vegla më e përdorur e diplomacisë dixhitale, me 260 llogari personale të krerëve të shteteve dhe ekzekutivëve nga 125 shtete të globit, edhe pse udhëheqësit që e përdorin atë personalisht janë vetëm 30.
Vëzhgimi i “Digital Diplomacy” për vitin 2016, që shqyrton 210 Ministri të Jashtme, e vendoste Shqipërinë të 43-tën sa i takon kësaj forme të diplomacisë, që do të thotë e para në rajon. Pas saj vinte Kosova në vendin e 71-të, Serbia e 94-ta, Maqedonia e 118-a, Bosnja në vendin 141-të dhe Mali i Zi në atë të 144-t.
“Është interesante – thuhet aty, – sesi Serbia nuk ka një llogari zyrtare të Ministrisë së saj të Jashtme, ndërsa shumë Ambasada të huaja atje kanë faqe në ‘Twitter’”. E njëjta situatë paraqitet edhe në Bosnje, ndërsa ndryshe nga këto dy vende, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, përveçse e kanë një llogari të tillë, e përdorin “Twitter”-in si mënyrë për t’i komunikuar publikut aktivitetet e tyre të përditshme.
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca