Një autobus është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit në Gjirokastër.
Policia thotë se flakët kanë rënë kur autobusi ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerët e linjës Tiranë-Sarandë.
Pasagjerët i ka kapur paniku, por fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç shihet dhe nga fotot, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.
Sipas policisë, shkak i flakëve dyshohet se është bërë një defekt në motor, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve. /EuronewsAlbania
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...