Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja feministe dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar kësaj partie dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Tërshani sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke e cilësuar atë si një zë të angazhuar në kauzat sociale dhe në hartimin e politikave publike.
Ai theksoi se ajo ka përfunduar studimet për Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve në Itali dhe se përfaqëson një zë intelektual e kritik që, sipas tij, do ta pasurojë programin e Vetëvendosjes për drejtësi shoqërore.
Sipas Kurtit, përmes angazhimit institucional dhe artit si formë rezistence, Tërshani do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Hoxha pret drejtorin e Policisë së Shqipërisë, zotohen për t...
Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtr...
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...
Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për invest...