Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për investime dhe bashkëpunim me Prishtinën

18:19 | 12 Maj 2026
E.H

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, Paul D. Pate, në ambientet e Iowa State Capitol në Iowa.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e Prishtinës dhe potencialin që kryeqyteti ofron në fusha të ndryshme, përfshirë investimet, inovacionin, arsimin dhe bashkëpunimin institucional.

Ai tha se Sekretari Pate ka shprehur interesim të veçantë për Prishtinën dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet kryeqytetit të Kosovës dhe Iowa-s.

“Biseduam për mundësitë konkrete të thellimit të partneritetit ndërmjet Prishtinës dhe Iowa-s, duke ndërtuar mbi miqësinë e fortë dhe lidhjet e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prishtina mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me partnerët tanë amerikanë dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale