Mbrëmjen e sotme 50 emigrantë sirianë, mes të cilëve gra dhe fëmijë u kapën nga policia në një gomone në grykëderdhjen e lumit Vjosë.
Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.
Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza arritën që të parandalojnë nisjen e gomones.
Gazetari i “ABC” Elton Nikaj raporton se policia e Vlorës ka pasur në përgjim grupin e strukturuar kriminal që do të dërgonte emigrantët në Itali duke i bllokuar në momentin e fundit.
Emigrantët pasi u ndaluan u dërguan në drejtim të Vlorës. Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës./abcnews/
Gheorghe Hagi, emërohet selektor i Rumanisë
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...