Hekurudha midis Shqipërisë dhe Kosovës nga Shkodra në Gjakovë do të ketë shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash, ka thënë kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
Në një video që tregon të gjithë itinerarin e linjës hekurudhore, Beci ka dhënë disa detaje nga studimi i fisibilitetit që tashmë është gati.
“Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 kilometër,” tha Beci në një postim në Facebook.
Ai shtoi gjithashtu se sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro.
“Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike. Ky investim rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës,” tha Beci.
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...