Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka komentuar çështjen e pagave të deputetëve, të cilat rrjedhin edhe pas shpërndarjes së kuvendit.
“Siç e dini, tashmë ka një ligj sa i përket kësaj çështjeje dhe në momentin kur shpërndahet legjislatura e kuvendit, deputetët marrin pagë kalimtare.
Është çështje diskutuese më pas se a është e drejtë kjo apo jo, sepse nuk ka kuptim që një deputet mos të jetë as 6 muaj deputet e në anën tjetër të marrë pagë kalimtare një vit, apo sa e sheh legjislacioni në fuqi.
Jam shumë e gatshme që në të ardhmen, nëse ka iniciativa që dëshirojnë të ndryshojnë këto rregullime ligjore, jemi shumë të hapur që t’i diskutojmë” ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, ka shumë modele që mund të ndiqen për këtë aspekt, duke thënë se mendon që nuk është e drejtë që të vijohet rëndom sikur tani.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...