Gjurmët e rrugës automobilistike nga Qafa e Thores për në pikën Turistike të Thethit janë zhduku nga dëbora e cila në segmente të caktuara shkon deri në pesë metër.
Borëpastrueset kanë tentuar disa here që ta pastrojnë por orteqet e njëpasnjëshme nuk lejojnë avancimin.
Kjo është edhe pika fundore ku kanë shkuar borëpastrueset dhe nuk mund te vazhdohet me tej.
Nga këtu e deri ne Theth duhen të paktën edhe 3 orë ne këmbe.
Kjo ka paralizuar jo vetëm lëvizjen e banorëve por edhe turizmin në Theth, raporton tch.
Borëpastrueset punojmë vetëm gjatë pasdites pasi më herët, temperaturat favorizojnë shkëputjen e dëborës nga malet.
Katër vite me parë, kur qeveria prezantoi projektin e rrugës, banoret e Thethit e kundërshtuan ndërtimin e saj me tre tunele të vegjël pasi sipas tyre, zona ka orteqe të shumta dhe kërkuan një tunel të vetëm, dy kilometër, që do të shmangte dëborën dhe bllokimin, por kërkesa e tyre nuk u dëgjua dhe këto janë rezultatet.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje