Një 22-vjeçar shqiptar është përzënë nga Italia, pasi u cilësua si i rrezikshëm duke qenë që kishte shfaqur simpati për Shtetin Islamik.
Sipas medieve italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë pasi më 26 shtator të vitit të kaluar ai kishte refuzuar t’i tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.
22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe besimtarëve që hynin aty u kërkonte të konvertoheshin në feme Islame.
Të frikësuar nga situata, ata telefonuan karabinierët, të cilët djaloshi shqiptar i bëri të njëjtën ftesë për t’u konvertuar në mysliman.
Më pas ai u kishte rrëfyer karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej mysliman.
Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij. Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, i riu shqiptarë u riatdhesua duke u dërguar në Shqipëri me një aeroplan nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit. /Shqiptarja/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri